Ngjela: Ka të dhëna se dy shqiptarët, Berisha dhe Basha janë blerë nga grekët

Ngjela: Ka të dhëna se dy shqiptarët, Berisha dhe Basha janë

Spartak Ngjela ka thënë sot po vdesin nga frika ata që bënë marrëveshjen e detit me Greqinë.  Në një status në FB, Ngjela thotë se  kreu i PD-së dhe ish kryeministri janë blerë nga grekët me një ishull dhe një shumë të madhe parash.

Statusi në FB

Marrëveshja e detit dhe shqiptarët e Ballkanit.

Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve si Arbëri është fshehur nga fuqitë e mëdha europiane në 200 vjet rresht. Tani gjithçka po shkon drejt të vërtetës.

l.
Sot ka dalë frika e shqiptarëve e imponuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor: Çamëria po flet shqip hapur. Edhe Maqedonia gjithashtu. Edhe Mali i Zi.

Shqipëria sot ka dy kryeqytete në Ballkanin Perëndimor, Tiranën dhe Prishtinën; dhe ka dhe dy aleatë të mëdhenj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. 
Sot po vdesin nga frika ata që bënë marrëveshjen e detit me Greqinë.

ll.
Marrveshja e detit, në një prizëm perëndimor të korrupsionit ndërshtetëror internacional, mund të fundosë kryeministrin grek Karamanlis, kryeministrin shqiptar, Berisha, ministren e jashtëme greke, Bakojanis, dhe ministrin e jashtëm shqiptar, Basha. Por ndoshta dhe shumë të tjerë.

Ka të dhëna se dy shqiptarët, Berisha, Basha, janë blerë nga grekët. Flitet për një ishull grek dhe një shumë tepër të madhe.
Shenjat tregojnë se kryeministri aktual grek e ka kapur këtë kartë dhe kërkon të shkatërrojë Demokracinë e Re, e cila ka ngjitje në sondazhet e fundit.
Por nuk është vetëm interes politik i kryeministrit Cipras, por edhe interesi i perëndimit atlantiko-gjerman që ka kapur faktet.
Të shohim sesi do të precipotojnë ngjarjet.
Po Rama, do ta mbrojë prapë Saliun?
Prisni se do të shikoni.

EMISIONET