Ngjela: Ata që mbrojnë Teatrin nuk kanë ide, të bëhet muze, nuk e pranoj të bëhet nga privati!

Ngjela: Ata që mbrojnë Teatrin nuk kanë ide, të bëhet

Në një intervistë për Ora News, avokati Spartak Ngjela u shpreh se Teatri kombëtar ka një vlerë historike dhe duhet të bëhet muze.

Ai tha se Tirana ka nevojë për një Teatër Kombëtar që kushton më shumë se 100 milionë euro dhe shtoi se teatri nuk bëhet me biznesmenë.

Spartak Ngjela: Në raport me Teatrin Kombëtar ka dy momente, një moment historik, që Teatri ka një vlerë historike. Nuk vlen si një Teatër modern. Ai mund tq qëndrojë si muze. Shumë artistë të mëdhenj ishin gati në të qartë që s’kishin një sallë të denjë Teatri. 

Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për një teatër të madh. Të gjitha regjimet e kanë pasur tmerr teatrin. Nuk e di ku e kanë gjetur këta këtë projekt, se Tirana ka nevojë për një teatër që kushton mbi 100 milionë euro. Nuk bëhen teatri me biznesmenë. Nëse shteti nuk ka para do t’i drejtohet popullit, që të paguajnë për teatrin e tyre. 

Ndërkohë, referuar mbrojtësve të Teatrit, Ngjela tha se ata nuk kanë ide, por kanë të drejtë që mbrojë historinë e asaj salle.

Spartak Ngjela: Këta që mbrojnë teatrin nuk kanë ide, kanë të drejtën e historisë që ka ajo sallë. Kurse projektin që pashë nga fotot, duhet të bëhej me konkurs botëror.

Unë kam pasur mendimin që teatri duhet të bëhet një muze. Kam qenë në Itali në vitet ’70 dhe kam parë që niveli i teatrit tonë ishte shumë më i madh. Është detyrë shtetërore që të bëhet muze. Nuk mund të ketë teatër me 20 milionë euro, se nuk është pallat. Duhet të bëhet me konkurs botëror, me arkitektë që e njohin psikikën e popullit tonë. 

Tirana ka nevojë për një Teatër Kombëtar dhe regjimet nuk e kanë pranuar se janë kundër lirive të individit. Duhet të bëhet një gjë madhështore, jo diçka që do të prishet nesër. Nuk mund të pranoj kurrë që kapitali privat të futet me shtetin dhe të ndërtojë Teatrin Dramatik, institucion që krijojë bazamentin e kulturës së vërtetë të shpirtit të një populli.

EMISIONET