Ngjela: 5 miliardë euro janë çuar në off-shore nga bankat shqiptare

Ngjela: 5 miliardë euro janë çuar në off-shore nga bankat

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se 5 miliardë euro është shuma e çuar në parajsat fiskale nga bankat shqiptare.

Pjesë nga biseda: 

Ngjela: Nuk është primar hashashi se mund të eliminojë dy vetë jo gjithë klasën politike. Përkundrazi, opozitën nuk e eliminon fare. Kjo klasë politike nuk do jetë më në mars. I kap Vettingu, nuk i kap kjo. Këtu mund të jenë policët, policët sot ndërrohen, nesër ikin, pasnesër vijnë.

Dyrnjaja: Cili vetting se është për gjyqtarët?

Ngjela: Cfarë është vettingu?

Dyrnjaja: Ne do bëjmë drejtësinë që të bëjmë politikanët, por pas 3 vjetësh por jo në shkurt, në mars.

Ngjela: Keni parasysh një gjë, silleni ligjin këtu. Pa ligj mos u nisni. Ligji parashikon që të tërë do shkojnë në kontrollin e pasurisë.

Koka: Do shkojnë me gogla.

Ngjela: 5 miliardë kam unë të dhënën që është kapur në off-shore dhe nëpër banka paraja e politikanëve. Vetëm nga një bankë në Shqipëri janë transferuar 3 miliardë euro. Dëgjojini metodat që kanë përdorur, që janë kapur: Kanë bërë sikur kanë bërë transfertë nga Shqipëria dhe kanë marrë kredi në një bankë off-shore me dokumenta të falsifikuara. Ia pranon off-shore dhe depoziton paratë, dhe off-shore e konsideron sikur ka ardhur transfertë nga një bankë shqiptare. Nuk ka asnjë dokument në bankën shqiptare që është bërë transfertë ndaj x-it. Ky është hetimi i FBI-së. A kemi qenë bashkë në Romë kur tha zotëria se 8 vjet duhen për të kapur një pastrim parash, minimumi?

Zheji: E vërtetë.

EMISIONET