Nga sherret me shishe e deri tek seksi për një natë, Fatmir Hysenbelliu zbulon çmenduritë e jetës së natës

Nga sherret me shishe e deri tek seksi për një natë, Fatmir

I ftuari i parë në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ka qenë Fatmir Hysenbelliu, i cili njihet si një djalë tepër i qetë dhe pozitiv, por për herë të parë vendosi të zbulojë një anë tjetër të tij, atë të çmendurën. Ai ndau me publikun dy eksperienca, një negative dhe një pozitive.

Ester Bylyku: Cila ka qenë aventura më e çmendur e jetë së natës? Na trego një pozitive, një negative.

Fatmir Hysenbelliu: Negative është kur zihesh. Kemi qenë me një ekip futbolli, ndodhi një keqkuptim. Nga xhelozia dikush gjuajti me shishe, dhe një shoku im, në vend t`i gjuante atij, gabimisht i ra boduguard-it (truprojës). Aty pastaj u bë një miks, që nuk po merrej vesh kush po i gjuante kujt! 

Ndërsa aventura pozitive e Fatmirit, ka qenë një rast në Londër. Ku gjatë njohjes me një vajzë, mbremjen e parë ata fjetën bashkë, dhe më pas nisën një lidhje.

EMISIONET