Nga reshjet e borës deri tek temperaturat 27 gradë, meteorologu flet për motin gjatë muajit prill

Nga reshjet e borës deri tek temperaturat 27 gradë, meteorologu flet

Meteorologu i Meteoalb, Akil Osmani ka qenë në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News, ku ka folur për motin dhe temperaturat që do na shoqërojnë gjatë ditëve të muajit prill.

Akil Osmani:Dita e sotme do jetë me një mot të kthjellët dhe dielli do jetë mbizotërues në të gjithë Shqipërinë. Në mbrëmje do kemi vranësira dhe disa reshje të pakta në veri të vendit. 

Nesër dhe pasneser reshjet do përfshijnë të gjiithë territorin e Shqipërisë, veçanërisht në pjesën veriore dhe qëndrore të vendit.

Përsa i përket temperaturave gjatë muajit prill, për shembull vlerat më të larta të ditës së sotme arrijnë 23-24 gradë dhe të ultat deri në 4 gradë. Ditën e nesërme do ulen temperaturat deri në 20 gradë. Ndërsa të mërkurën në mëngjes në zonat e thella malore do kemi reshje të pakta bore dhe kjo bën të ulen temperaturat deri në 0 gradë.

Gjatë mesditës, temperaturat do fillojnë të ngrihen dhe në mesditë temperaturat mund të kapin vlerën 23 gradë." 

Rritja e temperaturave parashikohet të jetë graduale, ku në fundjave do të shkojë deri në 27 gradë celcius.

EMISIONET