Nga "hiçi" në parajsë, historia e Bristolit "kulmon" kundër United

Nga "hiçi" në parajsë, historia e Bristolit

Ishte Pordenone e  Anglisë, por Bristol City ia arriti të bëj realitet ëndërrën.

Skuadra që militon në kategorinë e dytë të futbollit anglez eleminoi nga Carabao Cup një ekip me traditë në gadishull, Manchester United.

Një gjë e pabesueshme edhe për tifozin më fanatik të "inferiorëve" që takimin kundër "djajve" e kishte zhvilluar vetëm në videolojëra dhe se kishte imagjinuar asnjëherë që në " Ashton Gate" do të zbrisnin lojtarët e 20 herë kampionëve të Anglisë.

Një shanc që vjen vetëm 1 herë në jetë mbase, shanc që të besuarit e Lee Johnson nuk e shpërdoruan, duke besuar deri në fund për fitoren kundër United, besim që iu shpërblye pikërisht në fundin e takimit, duke i dhënë dhe fitoren skuadrës së Bristol-it, që pavarësisht mbushjes së "xhepave" të klubit, mbushi me plot dëshira dhe fanatizëm zemrat e tifozerisë.

Ndoshta do të jetë vetëm një shkëndijë, mbase do të zgjasë, por një gjë pritet të "gdhendet" në mendjet e një qyteti të vogël si Bristoli, 20 Dhjetori i 2017-tës  është shënuar me të kuqe në cdo kalendar të "The Roberts".



EMISIONET