Me merkaton që ka ulur siparin në kampionatet më elitare në botë, ylli brazilian i PSG-së, Neymar Jr ka shprehur mesazhe dashurie për skuadrat londineze, Chelsea dhe Arsenal. Sipas një burimi të afërt me futbollistin, Neymar është i dashuruar me kryeqytetin anglez dhe në të ardhmen mund të jetë një destinacion i përhershëm për 26 vjeçarin.

"Ai e do Anglinë por kryesisht Londrën. Ai ka qenë atje tre ose katër herë në 12 muajt e fundit. Ai thotë se ka gjithmonë diçka rreth Londrës. Herën e fundit ai më thirri duke mu lutur t'i bashkohem me të sepse ai e donte aq shumë. Ai vazhdonte të thoshte "ky vend është mahnitës, ky vend është mahnitës". Ai thjesht e do Londrën
".-mësohet të ketë thënë burimi për "Express Sport".

Neymar u transferua te PSG nga Barcelona vetëm verën e kaluar, duke vendosur rekordin e transferimit botëror në një marrëveshje me vlerë mbi 200 milionë funte.

Megjithatë, karriera e 26-vjeçarit në Francë është penguar nga thashethemet që e lidhin atë me një transferim drejt Realit të Madridit, por që në fund gjithçka u refuzua nga drejtuesit spanjoll.  

/Ora News.tv/