Neymar në ankth, PSG ka gati shkëmbimin e bujshëm

Neymar në ankth, PSG ka gati shkëmbimin e bujshëm

Merkato e verës po numëron orët e saj të fundit dhe shumë skuadra po mundohet të gjejnë sa më shpejt profilet e munguara. Por, PSG e Juventus nuk mendojnë vetëm për të përforcuar skuadrën, por për të tronditur botën e futbollit.

Sipas asaj që shkruan "Tuttosport", kampionët e Francës dhe ata të Italisë po synojnë të bëjnë një ndër transferimet më të bujshme të historisë dhe protagonist pritet të jenë dy amerikano-latin.

Bëhet fjalë për Neymar JR dhe Paolo Dybala, me brazilianin dhe argjentinasin që janë gati për një eksperiencë të re. Ky shkëmbim do të shtang edhe Realin e Madridit, që besohej se ishte afër firmës me 27 vjeçarin. Ndërkohë, për Dybala interes ka edhe nga Interi, por edhe këtu, Juventus kërkon ta shkëmbejë, pikërisht me Mauro Icardin.


EMISIONET