Gjithçka po shkonte mirë për Paris Saint-Germain në fitoren 3-0 kundër Marseille më 25 Shkurt, derisa lojtari më i shtrenjtë në botë, Neymar, pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në minutën e 77.

 Kryeqytetasit ishin në kryesim në sajë të golave të Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe një autogol të Rolando, por heshtja ra mbi “Parc des Princes” kur ylli i klubit të tyrë u largua nga fusha me barrela.

 Numri 10 dyshohet nëse do jetë në listë për ndeshjen e dytë kundër Real Madridit më 6 mars, ndonëse Unay Emery është optimist.

"Duket sikur është një dëmtim i keq, por do të bëjmë më shumë teste", tha trajneri.

"Nëse unë duhet të them tani, nëse do të jetë në gjendje të luajë kundër Real Madridit, atëherë do të thoja po."

Megjithatë, Emery kritikohet nga tifozët e PSG-së për mos zëvëndësim e brazilianit, kur ndeshja ishte fituar në ato momente.

/Ora News.tv/