Neymar Jr drejt Spanjës, zyrtari i klubit zbulon gjithçka

Neymar Jr drejt Spanjës, zyrtari i klubit zbulon gjithçka

Tashmë nuk është sekret. Nëse deri më tani ishin thjeshtë lëvizjet e dyshimta mes Barcelonës dhe PSG-së, drejtori sportiv i spanjollëve, Javier Bordas ka zbuluar se të gjithë këto kontakte bëhet rreth Neymar JR.

Delegacioni i përbërë nga Javier Bordas, Oscar Grau, Eric Abidal dhe Andre Cury, udhëtuan të martën drejt Parisit për t'u takuar me drejtorët dhe për të negociuar kthimin e brazilianit në "Camp Nou", por fundi nuk ka qënë edhe aq i frytshëm.

"Ende nuk ka asnjë marrëveshje. Ne jemi duke negociuar dhe po arrijmë më afër ", tha Bordas për "El Prat".

Sipas "Le Parisien", Barcelona ofroi 170 milion euro të cilat do të paguhen në dy këste për sulmuesin 27-vjeçar. Emri i Ousmane Dembele nuk pëlqehet shumë nga drejtuesit francez, të cilët kërkojnë kartonin e Semedo. Gjithashtu, Real Madrid dhe Juventus janë të interesuar të nënshkruajnë me lojtarin para mbylljes së merkatos më 2 shtator.

EMISIONET