Neymar i shkel syrin Premierligës: Aty bëhesh lojtar i madh!

Neymar i shkel syrin Premierligës: Aty bëhesh lojtar i madh!

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar Jr ka pranuar se do të duhet të luajë në Premier Ligë në një fazë të karrierës së tij nëse do të konsiderohet një "lojtar i madh".

"Është një garë e madhe, një nga më të mëdhatë në botë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër. Por besoj se çdo lojtar i mirë, të paktën një ditë, duhet të luajë në Premier Ligë. Nëse ju jeni duke luajtur atje, unë shpresoj që mund të vazhdoni të shijoni Premier Ligën, sepse ju meritoni vetëm më të mirët ",-iu përgjigj ai një pyetjeje të Benjamin Mendy në "YouTube".

Neymar ka qenë i lidhur me një rikthim në La Liga në fund të sezonit, megjithatë deklarata e fundit e tij ka ngjallur interesin e dy skuadrave të Manchester-it, me United e City-n kanë nisur të përpilojnë ofertën për 26 vjeçarin.

EMISIONET