Nëse kapet në moshë të hershme, fëmija mund të dalë nga spektri i autizmit

Nëse kapet në moshë të hershme, fëmija mund të

Nëse prindërit apo mjeku specialist kap në fazë të hershme autizmin tek një fëmijë ekzistojnë të gjitha shanset dhe mundësitë që fëmija të dalë krejtësisht nga spektri i autizmit dhe të bëjë një jetë normale si çdo fëmijë tjetër.

Psikologia klinike, Jorida Seferasi, e ftuar në emisionin shëndetësor 'Diagnozë' të Freskida Milotit, tha sa më shpejt që ky çrregullim të kapet, aq më produktiv dhe efektiv do jetë ndërhyrja dhe aq më shpejt përmirësim do ketë fëmija.

Seferasi: Është e rëndësishme që prindërit dhe pediatri, specialisti të vë re simptomat e para. Sa më shpejt që ky çrregullim të kapet, aq më produktiv dhe efektiv do jetë ndërhyrja dhe aq më shpejt përmirësim do ketë fëmija. Nëse fëmija kapet në moshë të hershme, fillohet terapi intensive që është e kombinuar me vajtjen në kopësht, edukatoren, socializimin, medikamente mjekësore nëse është e këshillueshme. Sa më herët të kapet, aq më herët zhduken simptomat. Sa më vonë të kapet, aq më shumë përkeqësohen simptomat. Nëse një fëmijë kapet 12 muajsh dhe merr terapinë multidiplisinare, ka fëmijë që mund të dalin nga spektri dhe të bëjnë normale, por mund të kenë vetëm probleme emocionale.

Psikologia shpjegoi edhe shenjat e kësaj sëmundje, ndaj të cilave duhet të jetë vigjilent çdo prind për fëmijën e vet.

EMISIONET