Nënshtetësia shqiptare për kosovarët, Rama në një mendje me Metën

Nënshtetësia shqiptare për kosovarët, Rama në një

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mendon njësoj si Presidenti Meta në lidhje me dhënien e nënshtetësisë për qytetarët e Kosovës.

Gjatë konferencës të përbashkët me kryeministrin Haradinaj, Rama i pyetur  se a mund t'i jepet nënshtetësia shqiptare qytetarëve të Kosovës, ai u përgjigj shkurt: 

Kryeministri Rama: Në këtë pikë, unë jam i të njëjtit mendim me Presidentin tonë të Republikës dhe nuk kam asgjë për t’i shtuar qëndrimit të tij zyrtar përsa i përket kësaj çështjeje.

Presidenti Meta ka deklaruar se dhënia e nënshtetësisë shqiptare për kosovarët mund të sillte pezullimin e vizave për Shqipërinë

“Një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Pra, mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues që ka një propozim i tillë”, tha Ilir Meta.

EMISIONET