PE mbështet Shqipërinë, europarlamentarja: Ne e nxisim por varet nga KE

PE mbështet Shqipërinë, europarlamentarja: Ne e nxisim por varet

Parlamenti Europian mbështet plotësisht hapjen e negociatave me pranimin e Shqipërisë në BE.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, europarlamentarja Elly Schlein e cila është nënkryetare e Komsionit të Parlamentit Europian për Stabilizim Asocimin e Shqipërisë në BE është shprehur optimiste për këtë hap edhe pse ai që vendos në fund është Këshilli i Europës.

Schlein: Nga ky këndvështrim komisioni ynë është përpjekur gjithmonë ta mbështesë, ta lehtësojë e ta përpshpejtojë këtë proces, por kjo nuk varet nga ne siç kemi parë dhe në të shkuarën. Na duhet të presim cilat do të jenë vlerësimit e Komisonit të Këshllit. Por nga nga ana jonë, pra nga ana e Parlamentit Europian ekziston mbështetja për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë ën BE. Prej kohësh po insistojmë në këtë drejtim e mendojmë se është një hap i nevojshëm për zbatimin e reformave që janë kaq të rëndësishme për Shqipërinë e për qytetarët shqiptarë.

Europarlamentarja ka vlerësuar edhe ecurinë e Shqipërisë në plotësimin e prioriteteve.

Schlein: Ne përshëndetëm me shumë entuziazëm miratimin me konsesus të reformës në drejtësi, që është një pilastër mjaft i rëndësishëm dhe për prioritetet e tjera kyçe. Të kesh një drejtësi të pavarur, të besueshme, të paanshme e që funksionon i jep mjaft besim qytetarëve dhe ndihmon njëkohësisht në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po çfarë mendon europarlamentarja për protestën e opozitës? Si gjithmonë Brukseli nxit dialogun dhe bashkëpunimin pozitë-opozitë.

Schlein: Dialogu politik është një aspekt i rëndësishëm e historia e Shqipërisë gjatë viteve të fundit na e ka mësuar këtë gjë. Si Parlament Europian nuk lodhemi kurrë t'i kërkojmë partnerëve tanë shqiptarë një dialog sa më të gjerë politik sidoqofshin problemet mes qeverisë dhe opozitës.

Duke folur për situatën në union, Schlein thekson se BE ndodhet në momentin e krizës më të vështirë që ka kaluar që nga themelimi, ndaj nënvizonn se BE e ka të nevojshme të ecë përpara në procesin e integrimit.

EMISIONET