Negociatat dhe koronavirusi, përfaqësuesi i lartë i BE komunikon me kryeministrin Rama

Negociatat dhe koronavirusi, përfaqësuesi i lartë i BE komunikon

Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell zhvilloi një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Në njoftimin e bërë publik nga vetë BE, thuhet se Borrell përsëriti kënaqësinë e tij për vendimin e Këshillit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Përfaqësuesi i Lartë theksoi se ky ishte një lajm i mirë për vendet, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i Lartë dhe Kryeministri diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit dhe rëndësinë e trajtimit të nevojave të menjëhershme për emergjencën.

“Ata u pajtuan se është i nevojshëm një veprim i fortë dhe i koordinuar për të adresuar ndikimin e kësaj pandemie në shoqëri dhe ekonomi. 

Josep Borrell nënvizoi se Bashkimi Evropian po punonte intensivisht me Ballkanin Perëndimor, dhe se bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbësorë”. 

Zyrtari i lartë i BE iu referua mbështetjes specifike që Komisioni i dha Shqipërisë - mbi 50 milion € - për mbështetje të menjëhershme në sektorin e shëndetësisë dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike të vendit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE arriti në përfundimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë.

EMISIONET