Negociatat, Cakaj: Jemi trajtuar njësoj me Maqedoninë e Veriut

Negociatat, Cakaj: Jemi trajtuar njësoj me Maqedoninë e Veriut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një intervistë për Ora News tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë trajtuar njësoj në këtë proces. Pavarësisht se Maqedonisë nuk i është vendosur asnjë kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, Cakaj tha se të dyja vendet do të nisin me procesin e përcaktimit të kornizës negociuese.

Gent Cakaj: Tashmë janë procese të ndara për shkak se ne ballafaqohemi me kushte të ndryshme. Maqedonia nuk e ka pasur çështjen e reformës elektorale në proces sic e kemi ne dhe për pasojë ne detyrohemi ta mbyllim këtë detyrim. Ose Maqedonia e Veriut nuk ka pasur probleme me vakancat në Gjykatën Kushtetuese sepse këto janë shfaqur si rrjedhoje e vettingut. Nga rrafshi i përgjithshëm politik ne jemi trajtuar njësoj dhe vendimi për hapjen e negociatave është marrë për të dyja. Të dyja pavarësisht faktit që Maqedonia e Veriut nuk do të ketë kushte për konferencën e parë ndërqeveritare është e rëndësishme të nënvizohet se edhe Maqedonia e Veriut si Shqipëria do të fillojë fazën e parë të këtij procesi që nuk është mbajtja e konferencës, por është procesi i përcaktimit të kornizës negociuese dhe vazhdimi i procesit screening.

Cakaj tha se merita për hapjen e negociatave nuk i takon vetëm qeverisë se kryeministrit Rama.

Gent Cakaj: Është meritë e konsiderueshme e qeverisë, por kjo nuk përjashton që ky është një proces që përfshin shumë institucione të tjera që nuk janë pjesë e drejtpërdrejtë e ekzekutivit, përfshin edhe institucionet e pavarura dhe meritat për këtë proces nuk duhen personalizuar, nëse flisni edhe për ministrat pararendës. Gjithsecili prej tyre ka bërë punën e tyre në kuadër të rrethanave të dhëna, por kjo nuk e ndryshon faktin që qeveria e Shqipërisë në përgjithësi ka bërë një punë të madhe. Unë nuk jam i prirur të personalizoj meritat e këtij procesi.

EMISIONET