"Në shtëpi më kanë hyrë dy persona", policia arreston njërin prej autorëve

"Në shtëpi më kanë hyrë dy persona", policia

Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi hynë në një banesë në Divjakë për të vjedhur.

Policia thotë se një person me iniciale S.D ka denoncuar se në banesën e tij kanë hyrë dy persona.

Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e Policisë Divjakë ku bëjnë të mundur kapjen në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasin M.J, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi i dyshuar B.A, 32 vjeç, banues në Vlorë.

"Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një autoveturë, (automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë) dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal", sqaron policia.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup në juridiksionin e Divjakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

EMISIONET