Në Shqipëri 40% e bizneseve të vogla nuk kanë llogari bankare

Në Shqipëri 40% e bizneseve të vogla nuk kanë llogari

Rreth 40% e bizneseve të vogla në vend nuk kanë një llogari bankare. Për të ulur qarkullimin e parave të pista në vend qeveria ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh ligjore ku parashikohet që të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 mln lekë në vit kanë detyrimin që transaksionet ti realizojnë nëpërmjet bankave. Drejtori i politikave Fiskale bën me dije se në fokus do të jenë edhe OJF-të pasi shpesh abuzojnë me fondet.

40% e bizneseve të vogla në Shqipëri i realizojnë transaksionet me para në dorë pasi nuk kanë një llogari bankare. Drejtori i politikave Fiskale në Ministrinë e Financave ka shpjeguar se ndryshimet në ligj të cilat detyrojnë bizneset me xhiro mbi 2 mln lekë të kenë një llogari bankare janë bërë për të ulur qarkullimin e parave të pista.

Niko Lera Drejtori i Politikave Fiskale: Detyrimin që tatimpaguesit që kanë status person juridik, pra që janë kompani, si dhe tatim paguesit që janë persona fizik, tregtarë, por me qarkullim 2 mln lekë e lart, të kenë detyrimin për të çelur llogari likuiduese. Rezulton se 40% e tatimpaguesve të biznesit të vogël nuk kanë llogari. 

Të gjitha ndryshimet në draft parashikohet që të hyjnë në fuqi brenda tre muajve ndërsa parashikohen edhe penalitete për ato biznese që nuk do të hapin një llogari dhe gjobat variojnë nga 50-100 mijë lekë.

Niko Lera Drejtori i Politikave Fiskale: Natyrisht ne kemi përgatitur penalitetet në ligjin përkatës.

Detyrimin për të hapur një llogari do ta kenë edhe OJF-të .

Niko Lera Drejtori i Politikave Fiskale: Nëpërmjet OJF-ve, shpesh kanalizohen fonde të cilat lëvizin dhe duhet të ketë transparencë në transferatat e tyre, sepse ka risqe, mund të përdoren për operacione të ndaluara. 

Drafti me këto ndryshime ligjore parashikohet të kaloj së shpejti për miratim në komisionet parlamentare dhe më pas në parlament.

EMISIONET