Në radhë pa frikë nga COVID-19, konsumatorët nuk respektojnë distancën

Në radhë pa frikë nga COVID-19, konsumatorët nuk

Kufizimi i orarit të lëvizjeve për këmbësorët ka bërë që në orët e para të mëngjesit të së premtes njerëzit të lënë mënjanë thirrjen e autoriteteve për të shmangur grumbullimet masive dhe duke shtuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Pavarësisht masave të qeverisë, edhe pse jo të shumtë në numër ka akoma qytetarë që vazhdojnë të qëndrojnë jashtë dhe pas orarit të caktuar.

Nuk kanë munguar as rastet kur ka pasur ndërhyrje të policisë.

Edhe pse në rrugët e kryeqytetit ka akoma lëvizje apo grumbullime, në parkun e madh të liqenit artificial situata është krejt e kundërta

Koronavirusi ka paralizuar çdo lëvizje në parkun e liqenit dhe ai nuk i ngjan më hapësirës e cila çdo ditë frekuentohej nga një numër i lartë familjarësh apo individësh

Kur ka kaluar një javë nga shtetrrethimi, në rrugë shikon mjaft njerëz që lëvizin pa respektuar rregullat e qarkullimit duke shtuar kështu dhe mundësinë e aksidenteve

EMISIONET