Në pritje të 8 skuadrave, njihuni me katër vazot e grupeve të UEFA Champions League

Sezoni 2019-2020 i Ligës së Kampionëve është gati për të marrë formën finale. Gjashtëmbëdhjetë skuadra do të luajnë në fazën play-off të Champions për 8 vendet që të kualifikojnë në fazën e grupeve të Champions. Në një total prej 32 skuadrash, ekipet më të mira të kontinentit do të futen në katër vazo për tu ndarë më pas në 8 grupe.

Në vazon e parë bëjnë pjesë kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve dhe ato të Europës, Liverpool e Chelsea, si dhe skuadrat kampione në kampionatet më të forta në Europë, si ato të Spanjës, Barcelona, Gjermanisë-Bayern Munich, Italisë-Juventus, Francës-PSG, Anglisë-Manchester City dhe Rusisë, Zenit San Petersburg.

Vazo e dytë përbëhet nga skuadrat që kanë koeficientin më të lartë në klasifikimin e UEFA-s, si Reali i Madridit, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Shakhtar Donetsk, Tottenham Hotspur dhe Benfika. Vendi i lënë bosh është për Ajax-in nëse kalon APOEL-in, ndërsa në rast të kundërt Lyoni.

Ndërkaq, vazo e tretë dhe e katërt kanë njohur vetëm 4 skuadrat e para, me pjesën tjetër që do të plotësohet nga ekipet e kualifikuara sipas koeficientit. Në vazon 3 bëjnë pjesë Bayer Leverkusen, Salzburg, Valencia dhe Inter, ndërsa Galatasaray, Leipzig, Atalanta dhe Lille do jenë pjesë e vazos katër. Hedhja e shortit të grupeve të UEFA Champions League do të bëhet më 29 gusht në Monako.

E martë, 20 gusht 2019



E mërkurë, 21 gusht 2019




EMISIONET