"Në mbrojtje të Kushtetutës", Gazment Bardhi thirrje për pjesëmarrje në tubimin e nesërm

"Në mbrojtje të Kushtetutës", Gazment Bardhi thirrje

Partitë opozitare tashmë e kanë bërë të qartë mbështetjen e tyre për tubimin e ditës së nesërme të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një reagim në Facebook bën thirrje për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD që ti bashkohen protestës.

"Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit", shkruan Bardhi.

EMISIONET