Në Luginën e Preshevës falë Zotit s’ka asnjë shqiptarë të prekur nga COVID -19

Në Luginën e Preshevës falë Zotit s’ka asnjë

Ragmi  Mustafa, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës në një intervistë me skype me studion e Ora News tregoi se në Luginën e Preshevës fatmirësisht nuk ka asnjë shqiptarë të prekur nga koronavirusi

“Është fat dhe  falë Zotit nuk ka të prekur akoma ndonjë qytetar” thotë ai dhe duke vënë në dukje mungesën e shërbimit shëndetësor shton se në këto kushte kujdesi është më i madh i qytetarëve për vetëkarantinim

Shpreh kritika ndaj pushtetit vendor pasi nuk kanë marrë asnjë masë. “Janë të paorganizuar dhe mos dhëntë zoti të ketë rast sepse do e pësonin shumë” nënvizon Mustafa.

Gjithathu ai shprehu dhe shqetësimin sepse të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë kthyer nga Maqedonia apo Kosova u është kërkuar të izolohen jo vetëm 14 ditë siç është rregulli por dhe 14 ditë të tjera shtesë.

EMISIONET