Në kulmin e akuzave ndaj Xhafajt, Basha shfaqet krah ambasadorit Donald Lu

Në kulmin e akuzave ndaj Xhafajt, Basha shfaqet krah ambasadorit Donald Lu

Në kulmin e akuzave të opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, kryetari i PD, Lulzim Basha është parë sot krah ambasadorit amerikan Donald Lu.

Ata janë takuar në ceremoninë e dhënies së titulli "Doctor Honoris Causa”, Michael Granof, Kryetar i Bordit të Fondacionit,  Shqiptaro-Amerikan  për Zhvillim.

Prej disa kohësh, opozita po sulmon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke publikuar një audio përgjim ku është i përfshirë edhe vëllai i ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë ditën e djeshme, PD publikoi dëshminë e një personi, i cili pretendon se ka bashkëpunuar me Agron Xhafajn në trafikun e drogës, duke pranuar se është ai personi i cili ka komunikuar në audio përgjimin me Agron Xhafën.

Sot, në studion e lajmeve në Ora News, numri dy i PD, Edi Paloka hodhi akuza të forta ndaj disa ambasadorëve. Pa përmendur emra, ai tha se qëndrimet e disa prej tyre  në rastin  e çështjes Xhafaj janë skandaloze.

EMISIONET