Në kafaz i lidhur me zinxhir, zëri i qenit me lot në sy do ju këpusë shpirtin

Në kafaz i lidhur me zinxhir, zëri i qenit me lot në sy do ju

Një qen që është keqtrajtuar nga dhunuesit e kafshëve në Kinë është filmuar me lot në sy teksa qëndronte në një kafaz.

Të mbyllur në një kafaz të pistë dhe të lidhur me zinxhirë, zëri i qenit që rënkonte dallonte mes gjashtë të tjerëve që po dërgoheshin në një vend ilegal.

Dailymail raporton se disa prej kafshëve ishin shtëpiakë dhe u gjetën me shenja në trupat e tyre. Falë aktivistëve dhe policisë, të gjithë janë shpëtuar dhe çliruar nga kafazi e zinxhirët.

Provinca Sichuan njihet për kapjen dhe shitjen në mënyrë ilegale të qenve. Ms Du, një aktivist i të drejtave të kafshëve tha se një numër i madh qensh vidhen në qytetet të ndryshme të Sichuan  gjatë Festivalit "Yulin Dog Meat".

EMISIONET