"Në Itali është kthyer fashizmi dhe po paralizon vendin"

"Në Itali është kthyer fashizmi dhe po paralizon

"Fashizmi është kthyer e po paralizon Italinë" ky është alarmi i lëshuar nga shkrimtari italian antimafia Robeto Saviano në një editorial të botuar në të përditshmen britanike "Guardian".

Kanë mbetur më pak se tre javë nga zgjedhjet politike të 4 marsit në Itali e pas ngjarjes së rëndë në Macerata, ku një italian për motive raciste plagosi me armë 6 emigrantë afrikanë, fushata elektorale e të gjitha partive është e përqëndruar tek tema e emigrantëve.

"Partitë italiane kanë frikë se humbasin votat e ksenofobëve" shkruan Saviano.

"Partitë si të majta dhe të djathta nxisin njerëzit të mos flasin për atë që ndodhi në Macerata, pasi kanë frikë se humbasin një elektorat që po bëhet gjithmonë e më shumë ksenofobë."

"Po ksenofobia e italianëve a është vërtetë faji i emigrantëve?" pyet Roberto Saviano.

"Në Itali emigrantët perceptohen si arsyeja kryesore e jetëgjatësisë së krizës ekonomike si dhe e rreziqeve nga sulmet teroriste. Por mendoj se duhet të theksoj se sulmi i vetëm që mund të konsiderohet një masakër e vertetë u krye nga një italian kundër të shtetasve të huaj".

Shumë pak janv partitët italianë që flasin për viktimat e këtij sulmi, pasi të mbrosh emigrantët do të thotë të humbasësh votat", shkruan Saviano.

Asnjë forcë e madhe poltike në vend nuk ka vizituar në spital emigrantët e plagosur. Vetëm një parti e vogël "Fuqia e Popullit" ka takuar emigrantët e plagosur Wilson, Jennifer, Gideon, Mahamadou, Festus e Omar, të gjithë të rinj që përpiqen të gjejnë rrugën e tyre në Itali."

"Kur flitet për emigrantët si e majta dhe e djathta janë njësoj", akuzon Saviano. Pas sulmit në Macerata në Itali ndodhi diçka që në Europë nuk kishte ndodhur kurrrë më parë.

Si kreu i PD Matto Savini, si lideri i Lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio, i kërkuan të gjithëve të heshtin për këtë ngjarje. Po pse?, pyet Saviano. Kanë frikë se humbasin votat e elektoratit ksenofob, Kjo është frika e tyre, pasoja e një sistemi politk të zbrazët. Bosh, i frikësuar dhe oportunist."

"Emigracioni, shprehet shkrimtari italian, nuk është një krizë, por një fenomen që nëse administrohet me përgjegjësi e largpamësi jemi në gjëndje ta kontrollojmë."

Pas ngjarjes në Macerata çudia më e madhe për Roberto Savianon janë mediet italiane.

"Pse media italiane ka vështirësi ta përkufizojë atë që ndodhi në Macerata si një sulm terrorist me frymëzim fashist?"

"Fushatat sociale shfaqen në momente krize", mbyll editorialin e tij Roberto Saviano.

"Urrejtja ndaj të huajve është rezultat i një kokteji vdekjeprurës, i një infromacioni të papërgjegjshëm dhe i krizës ekonomike."

"Kur një politikan, gazetar apo intelektual e nis me deklarata të tilla si "Çfarëdo që mendoni për emigracionin" duhet ta kuptojnë se po veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme. Në një periudhë kaq delikate sa po jetojmë sot nuk duhet toleruar asnje cektësi. Si në ekranin e vogël, në letër apo në mediat sociale, çdo fjalë duhet peshuar dhe peshuar rëndë."

EMISIONET