Në Itali e bëjnë të kryer, Higuain bashkohet me Sarrin tek Chelsea

Në Itali e bëjnë të kryer, Higuain bashkohet me Sarrin tek

Chelsea është pranë zyrtarizimit me ish-teknikun e Napolit Maurizio Sarri. Ekipi londinez po pret që të zgjidhë kontratën me Conten në mënyrë që t'i hapë rrugë Sarrit për tu ulur në stolin e bluve.

Me të ardhur në pankinë, tekniku italian do të kërkojë të transferojë në skuadrë sulmuesin që ai e bëri të madh. “Sportmediaset” ka raportuar ditën e sotme se Higuan do të transferohet në Londër.

Burimi njofton se dy klubet kanë gjetur akord me njëri-tjetrin. Përflitet për shumën 60 milionë euro, çka do të thotë një pazar shumë i mirë për Juventus, pasi sulmuesi u ble nga Napoli për rreth 90 milionë euro.

Kjo do të thotë se Juventus do të nxjerrë një shumë të konsiderueshme nga sulmuesi, duke parë edhe moshën e tij, por edhe atë që ka dhënë për kampionen e Italisë gjatë ketyre viteve.

EMISIONET