Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. 

Sipas Sky Sport, Interi është shumë pranë akordit me mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla. 

Prej kohësh është përfolur për një interesim të zikaltërve, por tani palët duken më pranë se kurrë.

Mësohet se Interi dhe Verona shumë pranë akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove.

Këtë lajm e konfirmon edhe gazetari i njohur sportiv Fabrizio Romano, përmes një postimi në Twitter.


/Ora News.tv/