Zlatan Ibrahimoviç, Daniel Sturridge apo Origi. Milani i merkatos së janarit mendon vetëm për sulmin dhe të shumtë janë emrat "pykë" që po qarkullojnë në ambjentin kuqezi.

Por, me suedezin që shihet gjithnjë e më larg "San Siro-s", kjo edhe për shkak të deklaratës së drejtorit sportiv të tyre, Leonardo, snajperi i kuqezinjve është drejtuar nga Premier League dhe më konkretisht te Liverpool-it. Kryesuesit momental në kampionatin anglez kanë organikë të shëndoshë, ku dyshja sulmuese Sturridge-Origi është me valixhe në duar.

Megjithatë, sipas "SportMediaset" orbita e "djallit" është fokusuar dhe te sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella. 35 vjeçari po kalon një sezon fantastik te Gjenovezët, dhe kontrata e të cilit skadon në fundin e këtij sezoni, e shtynë Milanin të hidhet në sulm për shërbimet e tij.

/Ora News.tv/