Në Ebay shiten tuba letrash higjenike

Në Ebay shiten tuba letrash higjenike

Në Ebay shitet gjithçka, shpeshherë madje edhe gjëra të çuditshme.

Shembull konkret është rasti i një personi i cili ka filluar të shesë kartonin e letrave të tualetit.

Ajo çka është e pabesueshme është se njerëzit kanë shprehur interesim për këto.

Këto tuba janë duke u reklamuar në Ebay për qëllime të ndryshme, duke përfshirë këtu artet, zanatet, kopshtarinë dhe trajtimet për kafshë shtëpiake( brejtësit shpesh kanë dëshirë të zvarriten nëpër ato tube, sa majtas -djathtas).

Një shitës po i shet 16 tuba për 10 paund, ndërsa një tjetër shet 130 tuba tualeti dhe 18 tuba kuzhine për 30 paund.

Një pako me letra tualeti kushton 8 paund. Por, në Ebay njerëzit shpesh blejnë edhe vetëm tubat.

EMISIONET