Në banesën e shqiptarit kapen 1. 7 kg kokainë. Mijëra euro ish fshehur në krevat

Polica italiane e Maceratas ka vënë në pranga shqiptarin A.V 33 vjeç me akuzën e trafikut të drogës së tipit kokainë.

Në banesën e 33 vjecarit shqiptar me profesionin picier i punësuar në një nga restorantet e zonës, u sekuestruan 1.7 kg kokainë e 60 mijë euro cash fshehur në krevatin e fëmijës së tij.

Në konferencën për shtyp, komandati i policisë Antonio Pignataro informoi se dyshimet për të vënë nën kontroll shqiptarin lindën pas regjistrimit të lëvizjeve të shumta e të dyshimta të personave në banesën e tij si dhe cilësisë së lartë të jetës që ai bënte.

Shqiptari zotëronte makina të kushtueshme tip Audi A4.

"Hetimet verifikuan se shqiptari A.V ishte i përfshirë në një trafik droge", u shpreh komandati i policisë së Maceratës Antonio Pignataro.

Gjatë kontrollit në banesë një rol të rëndësishëm luajtën qenët antodrogë që mundën të zbulojnë fshehur në kantinë 1.7 kg kokainë si dhe 60 mijë euro në krevatin e fëmijës.

Ndaj 33 vjecari shqitpar është ekzekutuar urdhëri i arrestimit pranë burgut Montacuto të Ankonës dhe mbrohet nga avokati Jacopo Allegri.





EMISIONET