Në 8 korrik opozita rikthehet në bulevard, protesta e parë pas 30 qershorit

Në 8 korrik opozita rikthehet në bulevard, protesta e parë pas 30

Opozitat pritet të zhvillojë protestën e radhës kombëtare në datën 8 korrik në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në orën 20:00.

Kjo është protesta e 10 kombëtare e opozitës dhe e para pas 30 qershorit, dita kur një pjesë e qytetarëve u bënë pjesë e procesit të votimeve.

Në një deklaratë për mediat, Basha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestë.

Lulzim Basha: Dua të falendëroj nga zemra edhe njëherë mbi 85 përqind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Ftoj qytetarët të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00, në një protestë të madhe kombëtare. Për të qëndruar të bashkuar, me një mirënjohje të thellë me besim tek vetëvetja dhe tek njeri-tjetëri. Për të vazhduar të vendosur pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës për kushtetutën, lirinë, fëmijët tanë, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane. Të gjithë bashkë në orën 20:00 në Tiranë.

Njëherazi kjo protestë vjen në ditën kur mazhoranca ka paralajmëruar që do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Seanca pritet të fillojë në orën 18:00.


EMISIONET