Kulla: Janullatos i takonte nënshtetësia moralisht dhe ligjërisht

Kulla: Janullatos i takonte nënshtetësia moralisht dhe ligjërisht

Analisti Ilir Kulla i ftuar sonte në "360 Gradë" në Ora News, tha se Janullatos i takonte moralisht dhe ligjërisht dhënia e nënshtetësisë.

Kulla: Shtetësia këtij zotërie i takonte edhe ligjërisht edhe moralisht. Kjo nuk ka të bëjë me histori. E dini për kë më kanë pyetur kur kam vajtur për herë të parë në Siri? Për Janullatos. Ai si individ kishte punuar shumë në Lindjen e Mesme.

Zheji: Je në dijeni që Tsipras i kërkoi para tre vjetësh i ka kërkuar Janullatos të bëhej president? Ai mund të ishte presidenti i Republikës greke.

Kulla: Nëse do të ishte president i Republikë greke nuk do të ishte kryepeshkop i Shqipërisë.  Pronarët më të mëdhenj të pronave në Shqipëri të grabitura nga banditë rruge, nga njerëz me pushtet janë të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, të Bektashinjve, të Ortodoksëve, të Bashkësisë Katolike dhe sot e kësaj dite nuk janë kthyer, edhe në mes të Tiranës. Ju sapo përmendët që na e ka me të "futur" Greqia dhe nuk e vë në dyshim.


EMISIONET