Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, si zëri i shumicës, injoron plotësisht datën 13 tetor të dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, si datë zgjedhjesh.

I pyetur nga gazetarët në dalje të parlamentit ditën e sotme lidhur me 13 tetorin, ai foli për dy momente të rëndësishme por kurrsesi për zgjedhje vendore, për të cilat mazhoranca njeh ato të mbajtura më 30 qershor pa kundërshtarë.

Taulant Balla: "Unë di që pas të premtes janë dy momente të rëndësishme. Së pari i uroj kombëtares sonë një fitore të rëndësishme në Turqi, dhe i uroj mirëseardhjen në Shqipëri të gjithë atyre që e kanë dëshirë sportin e vrapimit dhe i uroj sukses atij që do të fitoj marationën e Tiranës".

/Ora News.tv/