Ish-sekretarja e Gjykatës Administrative të Vlorës është arrestuar nga Policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në pranga është vënë 43-vjeçarja, Edlira Shehu, banuese në Tiranë.

"Hetimet kanë vërtetuar se 43-vjeçarja  nga dhjetori 2018-nëntor 2019 ka ndryshuar disa vendime të gjykatës, duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Edlira Shehu tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën e "Shpërdorim detyre" dhe "Zhdukja ose humbja e fashikullit".

/Ora News.tv/