Mashtrimet me kreditë, edhe BOOM denoncoi në 2017 Drejtoreshën e Fondit Besa

Mashtrimet me kreditë, edhe BOOM denoncoi në 2017 Drejtoreshën e

Emisioni 'Boom' ka denoncuar me herët  skemën  se si Drejtoresha e Fondit Besa Albana Imami i bënte presion kredimarrësve, duke i kërkuar shuma me të larta se  detyrimi  financiar që kishin për të paguar.

Në rastin e bërë publik nga ‘Boom’ , në 12 prill 2017  skema ishte kjo: Një kopje e kontratës ishte falsifikuar  dhe   rezultonte e lidhur  2 muaj me herët se data e vërtete e kredisë.

Edhe pse qytetari kishte paguar të  gjitha detyrimet atij i kërkohej të paguante edhe 2 muaj shtesë, gjë për të cilën përmbarimi  i kishte  bërë bllokimin e të gjitha llogarive.

Drejtoresha Albana Imami krijoi skemën e kredive fiktime

Drejtoresha Albana Imami u arrestua më 21 gusht 2019 pasi kishte krijuar një skemë mashtrimi me kredi fiktive.

Grupi hetimor ka zbuluar që këta persona kanë marrë mbi 2 miliardë lekë një pjesë e të cilave janë përvetësuar nga drejtoresha Albana Imami, ndërsa shuma monetare kanë përfituar edhe sekserët dhe oficerët e kredive. 

Skema ishte krijuar prej 1 viti, ndërsa mungesa e parave është konstatuar 6 muajt e fundit në buxhetin e fondacionit. 

Sipas burimeve, mësohet se Imami merrte edhe para me fajde duke mbuluar kështu skemën mashtruese. Pas zbulimit të rastit verifikime janë kryer edhe në degët e tjera të fondit "Besa", për të zbuluar shtrirjen e skemës mashtruese. 

Denoncimet e para për këtë skemë me anë të kredive fiktive janë bërë nga drejtuesit e kompanisë, pasi dhe sipas burimeve zyrtare të policisë është krijuar dëmi rreth 3.7 milionë euro. 

Klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit. 

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë. 

Këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e fondacionit "Besa" lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.



EMISIONET