Ndreu: Mbrojtja në ditë të zezë, ishim përgatitur për barazim

Ndreu: Mbrojtja në ditë të zezë, ishim përgatitur

Kamza nuk arriti të marrë pikë kundër Partizanit dhe një fakt i tillë duket se nuk i ka pëlqyer teknikut të kryeqytetasve, Ramadan Nderu i cili pas ndeshjet foli për mikrofonin e “Supersport”. Sipas tij, golat u dhuruan nga skuadra e tij dhe Kamza nuk mundi ta realizonte objektivin në këtë ndeshje.

"Jam totalisht i pakënaqur, dhuruam dy gola. Mbrojtja ishte në ditën më të zezë. Kishim fat që realizuam në pjesën e parë dhe hymë më një moral të mirë. Në pjesën e dytë krijuam volum, por nuk shfrytëzuam rastet. Kemi lojtar të rinj me përjashtim të Plakut, që ka eksperiencë. Ishim përgatitur për një barazim, por futbolli kështu është.

"Afrimet e bërë nuk janë në gjendjen fizike dhe sot ishin jashtë. Besoj se ata do na ndihmojnë me ardhjen e tyre. Fili ishte ndeshja e parë, dy blerjet e reja ishin jashtë 18-shes. Kur ata të kthehen besoj se do të jemi në 6 ekipet më të mira, sepse Evropa është e vështire për tu arritur për shkak të eksperiencës."- përfundoi Ndreu.  

EMISIONET