Ndreu: “Kukësi beson ende tek titulli”

Ndreu: “Kukësi beson ende tek titulli”

Edhe pse diferenca me Partizanin e vendit të parë është 9 pikë, tek Kukësi shpresojnë ende për titullin kampion.

Në vigjilje të ndeshjes me Kastriotin, trajneri Ramazan Ndreu deklaroi se përderisa matematika i mban në lojë do të ëndërrojnë. Por duke mposhtur fillimisht krutanët, një kundërshtar që ka bërë mirë në këtë fazë.

"Në këtë fund kampionati skuadrat e fund tabelës mund t'i hapin vështirësi kujtdo",-tha 53 vjeçari.

Vasil Shkurtaj ishte një ndër afrimet më të bujshme të Kukësit në merkaton e janarit, por deri tani sulmuesi nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë. Gjithsesi gëzon besimin e trajnerit.

"Varet se si e shikoni ju. Për sulmuesin pika kryesore është goli, por mendoj se Shkurtaj në këto dy ndeshje që drejtoj unë është lojtari më i mirë në skuadër. Sidomos me Teutën, që bëri shumë volum. E them me pastërti që ishte më i miri për të dyja skuadrat. Kam besim të plotë tek ai".

Ndreu e ka të gjithë grupin në dispozcion për këtë takim, mungesa e vetme është kapiteni Ylli Shameti i dëmtuar.

EMISIONET