Ndreu: Fitorja më gëzon por objektivi ynë është qëndrimi në kategori

Ndreu: Fitorja më gëzon por objektivi ynë është

Skuadra e Kamzës arriti një fitore të rëndësishme në Durrës përballë Teutës, fitore që e ka gëzuar teknikun Ramadan Ndreu.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në një prononcim për “Supersport”, Ndreu u shfaq entuziast , ndërsa ka përcaktuar edhe objektivin që ka skuadra.

Jam i kënaqur, por ashtu si erdhi takimi duhet ta kishim mbyllur më parë. Ekipi nuk pati marshin e duhur,. gjithsesi e menaxhuam me kujdes dhe dua të përgëzoj lojtarët. Në Gjirokastër në ndeshjen e tretë, fituam edhe me dhjetë lojtarë.

 “Varet si e merr ekipi këtë moment. Ekipi mendon se e ka fituar takimin në atë moment dhe e humb ritmin,. Lojtarët zbatuan detyrat dhe morëm 3 pikësh që na shërben shumë për renditjen.

“E kam thënë që në fillim që nëse ky grup lojtarësh do të vazhdojë me këtë ritëm, pas çdo ndeshjeje kemi më shumë harmoni. Është ekip që ka dëshirë të luajë futboll. Jemi ekip i ri dhe duam të marrim pikët maksimale për të siguruar qëndrimin. Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi edhe në katërshen e parë.”- përfundoi tekniku Ramadan Ndreu.



EMISIONET