Ndodh edhe kjo, skuadrën e Skënderbeut e dëbojnë

Ndodh edhe kjo, skuadrën e Skënderbeut e dëbojnë

Problemet kanë kamufluar skuadrën e Skënderbeut në të gjitha drejtimet. 

Korçarët ka humbur diktatin në futbollin shqiptarë dhe aktualisht po kalojnë një periudhë të vështirë këtë sezon kalendarik. Ekipi i drejtuar nga  Ilir Daja është përfshirë nga një situate aspak e këndshme në qytetin e serenatave. Dy ditë para takimit me Laçit, e humbur 4-1, lojtarët dhe stafi teknik i bardhekuqve janë përzënë nga restoranti ku trajtoheshin prej kohësh.

Sipas pronarit të lokalit gjithçka ka ndodhur për shkak se porositë e futbollistëve kalonin marrëveshjen e arritur me drejtuesit. Por, mësohet se arsyeja e vërtetë ka qenë mos shlyerja në kohë e faturave. Kësisoj skuadra dhe stafi teknik janë detyruar të spostohen në një tjetër restorant në Korçë.

Nëse vite më parë, "ujqërit e dëborës" ishin klubi që po vinin standarte europiane në kampionatin shqiptar, tashmë skuadra që shkroi historinë jashtë kufinjve duhet të përballet me kushte të tilla. Skënderbeu pas javës së 11-të të Kategorisë Superiore ka grumbulluar 15 pikë duke u pozicionuar në vendin e 8-të.

EMISIONET