Ndodh edhe kjo në QSUT, tre infermierë pezullohen nga puna se u kapën duke ngrënë molto

Ndodh edhe kjo në QSUT, tre infermierë pezullohen nga puna se u

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka denoncuar një akt flagrant në QSUT, ku tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë janë pezulluar nga puna deri në korrik për shkak se janë kapur duke ngrënë molto në orarin e punës.

Shoqata e Infermierëve shprehet se vendimi është një turp i madh dhe sipas tyre në asnjë vend të botës nuk është e ndaluar të konsumosh diçka gjatë shërbimit.

"Skandal në QSUT, pezullohen tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë pasi gjatë kontrollit në orarin e punës u kapën duke ngrënë molto. Ju është komunikuar që deri në korrik janë të pezulluar nga puna. A nuk është turp që jo vetëm nuk zbatohet asnjë protokoll pune për infermierët as orari i pushimit, as orët shtesë, as ditët e festave apo fundjavat. 

E për më tepër në këto ditë pandemie që po punojnë pa orar bëhen kotrolle të qëllimshme për të penalizuar infermierët. Po në cilin vend të botës është e ndaluar të konsumosh diçka për të ngrënë gjatë punës (pasi në 8 orë punë çdokush ka nevojë për një pushim të vogël për të konsumuar diçka (ujë, kafe ose ushqim). A ka ngelur më gjë tjetër pa ju bërë infermierëve të Shqipërisë e sidomos infermierëve të QSUT. 

Turp i madh për këdo që ka dhënë urdhër për të tilla kontrolle me tendencë dhe për të tilla masa ndaj infermierëve që sot më shumë se kurrë duhen vlerësuar e jo shtypur".

EMISIONET