"Ndizet" merkato, Isco tek United, Reali i kërkon yllin francez

"Ndizet" merkato, Isco tek United, Reali i kërkon yllin francez

Isco Alarcon nuk është i lumtur tek Reali i Madridit dhe po mendon seriozisht largimin.

Sipas "Daily Express" lojtari mund të transferohet tek Manchester United, pasi mesfushori pëlqehet shumë nga trajneri i "djajve" Jose Mourinho.

Por, largimi i tij do të jetë i vështirë, pasi 25 vjeçari ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh dhe një kontratë me spanjollët deri në vitin 2022, ndërsa nuk përjashtohet përfshirja e kartonit të Pogba në këtë operacion.

Përveç Unitedit, për lojtarin janë të interesuara edhe Liverpool, Arsenal, Tottenham dhe Manchester City.

EMISIONET