Ministria e Jashtme greke evakuohet ..... për një aparat tensioni

Godina e Ministrisë së Jashtme greke është evakuar për disa minuta për shkak të një sinjali për një objekt të dyshimtë në një bankomat që ndodhej i instaluar në një ndërtesë ngjitur.  

Alarmi zgjati për gati 30 minuta, rreth orës 16:00 me orën lokale, kohë gjatë së cilës forcat e policisë dhe ekspertët e xhenios rrethuan zonën. Sipas agjencise ANA-MPA, pakoja e dyshimte kishte brenda nje aparat tensioni.

Pakoja adresohej për nënkryetarin e qeverisë, Jannis Dragasakis dhe ishte harruar në një bankomat ngjitur me godinën e Ministrisë së jashtme që u evakua për arsye sigurie.



EMISIONET