Ndiqet merkato në Seria A, gjiganti francez shfaq interes për shqiptarin e Lazios

Ndiqet merkato në Seria A, gjiganti francez shfaq interes për

Transferimi i tij te Lazio nuk është përshëndetur mjaftueshëm nga fati, por e ardhmja e Riza Durmisit pritet të jetë në Ligue 1.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, por që mbron ngjyrat e kombëtares daneze ka ngjallur interesin e skuadrës së Marseille.

Francezët kërkojnë një rival për Jordan Amavi në krahun e majtë të mbrojtjes dhe sipas "L'Equipe" i përzgjedhuri i tyre është Durmisi. Kartoni i tij vlerësohet me rreth 4 milionë euro dhe nuk do të jetë problem pagimi i kësaj shifre.

Durmisi u bashkua me kryeqytetasit nga Real Betis vetëm një sezon më parë për një shifër prej 7 milionë eurosh, por 10 takimet me bardhekaltërit nuk kanë bindur drejtuesit që ta mbajnë në skuadër.

EMISIONET