“Ndihmova në inbox një vajzë të mosvetëvritej”, Dalina Buzi tregon pse hoqi dorë nga “Instagrami”

“Ndihmova në inbox një vajzë të

E ftuar në emisionin “Tempora” në TV Ora ka qenë gazetarja e njohur Dalina Buzi. Gjatë emisionit ajo ka treguar se ka hequr dorë nga “Instagrami” dhe tani ndihet e rilindur. Madje një ditë pasi u largua nga  “Instagrami” ajo u ndje më kreative dhe filloi të shkruante më shumë.

Gazetarja tregon se arsye pse u largua nga “Instagrami” ishte sepse ajo përfshiheshe shumë në histori njerëzish dhe i kthente përgjigje të gjithëve. Kjo i hante shumë kohë dhe e pengonte të bëntë punë të tjera më të rëndësishme.

“Kam shpëtuar, në momentin që u shkëputa nga “Instagrami” më ndodhi një ndriçim dhe një rilindje personale. U bëra shumë kreative dhe fillova të shkruaja shumë. E kuptova sa kohë harxhoja kot. Vendosa të largohesha kur unë po ndihmoja një vajzë të mos vetëvritej në inbox. Sepse unë kam një problem shumë të madh, e kam të vështirë të mos komunikoj në inbox, u kthej përgjigje gjithë njerëzve. E kjo ndodhi në një moment që po merresha dhe me një histori në një program tjetër televiziv. U përfshiva me atë histori, u përfshiva edhe në historinë e kësaj gruaje që donte të vetëvritej duke i dërguar audio që jo ti nuk duhet të vetëvritesh dhe për një moment unë pashë që kam punë për të bërë. Kur futesh në këto kauza, të pengojnë ty nga puna, atëherë nuk xhirohen të ardhurat etj”, shprehet Dalina.

EMISIONET