Ndihma ekonomike, qytetarja-zv/ministres Kospiri: Drapri juaj korri të pamundurit!

Ndihma ekonomike, qytetarja-zv/ministres Kospiri: Drapri juaj korri të

Një qytetare i dërgoi një mesazh live në "360 Gradë" zv/ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri, duke i deklaruar se "drapri" i ministrisë ka hequr nga lista e ndihmës ekonomike të gjithë të pamundurit.

Pjesë nga debati: 

Qytetarja: Zonja Kospiri, mos jini aq e sigurt se janë përjashtuar nga ndihma ekonomike vetëm abuzuesit. Ata që deri më sot kanë abuzuar vazhdojnë ta bëjnë sepse dy miq i kanë. Drapri juaj ka korrur të pamundurit.

Kospiri: Ka shumë të drejtë zonja. Edhe sistemi ka marzhin e vet të gabimit dhe kjo na shqetëson. Po ndjekim këtë pjesë për të ndjekur edhe ato familje që duhet të përfitojnë nga skema. Kemi shtuar fondin 6% për të gjitha bashkitë.

Orjola Pampuri: Nuk është e vërtetë. Bashkia e Kamzës nuk e kanë, e Kavajës nuk e ka.

Kospiri: Është e vërtetë, fondi rimbursohet brenda ditës.

Përparim Spahiu: A kemi një minimum jetik? Që fëmijët të hanë dy vitamina në ditë. Ç'është kjo lëmoshë?


Kospiri: Qeveritë e mëparshme kanë dhënë gjysmën.



EMISIONET