Presidenti Ilir Meta i quajti 'farsë, sfidë e qartë ndaj shtetit të së drejtës dhe një provokim për të krijuar konfrontim dhe përplasje civile në Shqipëri" votimin e 30 qershorit. 

Për pyetjen a ndihet fiktiv presidenti kishte këtë përgjigje:  "Nuk ndihem aspak fiktiv sepse 85 % e shqiptarëve bojkoti këtë farsë dhe tregoi qartë se është për zgjedhje ku njerëzit zgjedhin dhe jo shkojnë të votojnë si para 30 vitesh. Megjithatë unë respektoj dhe ata që votuan, sepse një pjesë e bëri për shkak të besnikërisë partiake,  ashtu sikur e dini shumë mirë se një pjesë tjetër vajtën me pahir, prandaj ka shumë fletë të pavlefshme dhe janë ato shënimet e bukura. Dhe jo vetëm që nuk çelim negociata  me këto zgjedhje socialiste, por rrezikojmë të kemi probleme me Këshillin e Europës dhe institucionet e këtij këshilli mos e harroni."

/Ora News.tv/