Një i moshuar 70-vjeçar nga SHBA sapo ka dalë nga spitali pas shërimit nga COVID-19. Por para se të largohej nga spitali ai mori një shok të madh kur pa faturën prej 1,1 milion $ për shpenzimet e tij mjekësore.

Michael Flor mendoi se nuk do të mbijetonte, kështu që ai thirri gruan dhe fëmijët e tij për t’i thënë lamtumirë, por ai filloi të rimerrte serish veten nga dita në ditë, duke e mposhtur kështu virusin. Ai u shtrua në spital në 4 mars dhe qëndroi për 62 ditë. Madje ai ra edhe në koma dhe u rizgjua sërish.

Në datën 5 maj, kur mori faturën në dorë prej 181 faqesh dhe 1,122,501.04 dollarë u shkatërrua komplet.

9,736 dollarë në ditë për dhomën e kujdesit intensiv, gati 409,000 dollarë për shndërrimin e tij në një dhomë sterile për 42 ditë, 82,000 dollarë për përdorimin e një ventilatori për 29 ditë, dhe afro 100,000 dollarë gjatë dy ditëve kur ai ishte në rrezik për jetën .

“Nuk po e besoja atë që pashë, 1.1 milionë dollar. O Zot çfarë shifre ende nuk e besoj. Ndihem në faj që mbijetova. Kjo ndjenjë më shtohet kur shikoj se sa shumë ka kushtuar”, shprehet 70-vjeçari.

/Ora News.tv/