Megjithëse vendi ynë nuk është pjesë e kampionatit botëror të futbollit Rusi2018, ka një arsye të fortë për të ndjekur ndeshjen e sotme midis Zvicrës dhe Serbisë. 

Shumica e shqiptarëve kanë një interes të pazakontë për të ndjekur skuadrën zvicerane, pasi katër lojtarë të kësaj skuadre janë me origjinë shqiptare. 

Një grup tifozësh janë mbledhur në oborrin e Presidencës me ftesë të Presidentit Ilir Meta. 

Kreu i shtetit ka deklaruar se është tifoz i Holandës, por në mungesë të kësaj kombëtareje në botëror, thotë se është tifoz me Zvicrën.

/Ora News.tv/