Një Real Madrid i "arnuar" pritet të hidhet në fushë nga Zinedine Zidane në ndeshjen e nesërme përballë Leganes.

Për këtë takim tekniku francez nuk do të ketë në dispozicion lojtarë si Marcelo, Toni Kroos dhe Luka Modric që vuajnë nga dëmtimi dhe  në vend të tyre pritet të aktivizohen Theo, Lucas Vazquez dhe Asensio.

Ndeshja ndërmjet Leganes dhe Reait do të zhvillohet nga ora 18:45, takim i vlefshëm për javën e 16-të të Laliga.

Shtyrja e këtij takimi u bë për shkak se skuadra mbretërore ishte në turneun e Botërorit të Klubeve, trofe ky që u fitua nga spanjollët.

/Ora News.tv/