Ndërtimi i kopjes së Teatrit, deputeti i VV-së: Kulmi i çmendurisë, Rama pranon vlerat e atij që shembi

Ndërtimi i kopjes së Teatrit, deputeti i VV-së: Kulmi i

Pas fjalimit të sotëm të kryeministrit Rama ka në Kuvend ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.

Ai përmes një statusi në Facebook shkruan se të ndërtosh Teatrin e ri sipas modelit të vjetër diku tjetër është kulmi i çmendurisë dhe se e pranon vlerën e godinës.

Aliu: Sapo dëgjova fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në kuvend dhe nuk po arrij të besoj atë që tha në fund të fjalimit të tij. Me aq sa dëgjova, ai tha se në vendin ku u rrënua teatri i vjetër do të ndërtohet teatri i ri modern ndërsa në një vend tjetër do ndërtojnë teatrin kopje sipas projektit të teatrit të vjetër. Kjo për mua është kulmi i kësaj çmendurie shkatërrimtare.

Që në fillim, të thuash se do ta ndërtojmë teatrin sipas të të njëjtit projekt në një vend tjetër e pranon vlerën e teatrit të vjetër. Ky tanimë është një hap prapa i Ramës.

Aliu vazhdon duke shkruar se tani pas rrënimit ndërtesa e vjetër do të duhej rindërtuar ashtu siç ishte, ndërsa një teatër i ri në një vend tjetër.

Aliu: Një ndërtesë arkitektonike i rritet vlera me kohën dhe vendin, pasi lidhet me kujtesën e komunitetit dhe shndërrohet në objekt identitar pavarësisht se mund të mos plotësojë më kërkesat për destinimin që ka. Teatri i vjetër është më shumë monument se sa teatër dhe për të plotësuar nevojat e sotme për teatër nuk ka kuptim të rindërtohet i vjetri diku tjetër. 

Atje ku do rindërtohej, teatri i vjetër, më as nuk do ta kishte as vlerën e mëparshme dhe as nuk do të ishte i dobishëm pasi nuk do plotësonte kërkesat. Kopja e teatrit të vjetër në një vend tjetër do të ishte një kiç qesharak. Ajo eventualisht do të mund të bëhej në ndonjë kopësht të stilit Disneyland. Tirana sigurisht ka nevojë edhe për teatër të ri por njëkohësisht ka nevojë edhe për objektin identitar të saj. Prandaj ajo që do duhej bërë është saktësisht e kundërta e asaj që Rama tha sot.

Tani pas rrënimit ndërtesa e vjetër do të duhej rindërtuar ashtu siç ishte, ndërsa një teatër i ri në një vend tjetër. Teatri i ri do të mund të mund të ndërtohej aty ku Rama po e mendonka ndërtimin e kopjes së teatrit të vjetër.


EMISIONET